Arrestohet Meriton Mjekiqi, dyshohet për gjuajtje me armë

Policia e Kosovës e ka arrestuar moderatorin dhe menaxherin e disa këngëtarëve, Meriton Mjekiqi, i cili dyshohet për gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë.

Arrestimi ka ndodhur në shtëpinë e një familjari të tij në Fushë Kosovë ku dyshohet se ai po qëndronte në arrati.

Djali i hallës së tij i ka thënë Klan Kosovës se nuk e ka ditur se Meritoni po kërkohej nga policia, por se ai e kishte lutur që të qëndronte për disa ditë në shtëpinë e tij.