Arrestohet mirditori i kërkuar nga shteti italian

0
255

Kapet dhe arrestohet një tjetër shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe pas një pune të mirë organizuar profesionale , në bashkëpunim dhe me Interpol Tirana, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar

• S.N.(L), 29 vjeç, banues në Mirditë

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Romës/ Itali, në Shkurt 2019, me vendimin nr. 45702/18 RGNR, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për vepren penale ” Shkelje e ligjit mbi armët e zjarrit” parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal si dhe nenet 2 e 7 të Ligjit nr. 895/67 ” Mbi armët e zjarrit” .

Maksimumi i dënimit 10 vite.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.