Arrestohet një i dyshuar për kërcënimin e prokurores Hajdari

0
231
Foto ilustrim

Njëri nga personat e dyshuar për kërcënimin e prokurores speciale, Drita Hajdari, është arrestuar nga Policia e Kosovës, në natën e së shtunës.

Bëhet fjalë për një mashkull nga Prishtina, raporton Kallxo.com, duke u thirrur në burimet e veta.

Mësohet se personat e tjerë të dyshuar janë ende në kërkim.

Hajdari ishte prokurore në rastin e ashtuquajtur “Pronto”, ku të akuzuar ishin Adem Grabovci dhe të tjerë – të gjithë të liruar nga akuzat me vendim të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Hajdari është kërcënuar pas një interviste në emisionin “Drejtësia në Kosovë”, ku ishte e ftuar për vendim e Gjykatës për lirimin e 11 të akuzuarve në rastin “Pronto”.

“Ty të kisha vjerr në shesh dënim”, është një nga kërcënimet që ajo ka marr gjatë natës së mbrëshme nga një qytetarët, gjatë intervistat së saj ku po transmetohej live.

“Oj kudër se s’ki t’i faj jo, po ne si popull se u duft me ardh me të ngre mas veturës teri sa të del bre idijote me gjithë këta tjerët”. “Jo linqime po duhet me të vjerr mori kriminele”, janë kërcënimet që i ka marr Hajdari.

Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit kanë dënuar kërcënimin me likuidim fizik dhe kërcënimet e tjera, të bëra ndaj prokurores speciale, Drita Hajdari.