Arrestohet një person në Istog, gjuajti me AK47 për festën e Vitit të Ri

Policia e Kosovës në orën 00:20 të 1 janarit, ka arrestuar një person në Istog.

Ai u arrestuar pasi kishte shtënë me armë zjarri të tipit AK47 në kohën kur po hynim në vitin e ri.

Nga i dyshuari është konfiskuar arma AK-47 dhe 17 gëzhoja. Me vendim të prokurorit, i dyshuar lirohet me procedurë të rregullt.