Arrestohet një person për falsifikim dokumentesh

Sot nga njësitet policore të stacionit “Qendra” në Prishtinë, është kryer një operacion policor me ç’rast është arrestuar një i dyshuar për falsifikim dokumenti dhe vendosjen e përmbajtjes së pavërtetë.

43-vjeçari N. Murtezi, dyshohet me bazë të ketë falsifikuar dokumentin e të kaluarës kriminale, me qëllim që të njëjtin ta përdorë për punësim.

Ndërkohë që në rrugë operative polica ka marrë informacione për veprimet e të dyshuarit, ka kryer veprimet e nevojshme hetimore të cilat kanë rezultuar me arrestimin e tij.

Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar nga ana e policisë për të vazhduar më tej në procedurë.