Arrestohet një person për mashtrim, paraqitej si zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë

Policia e Kosovës njofton se dje në Prishtinë ka arrestuar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale mashtrim.

Sipas Policisë i njëjti kishte mashtruar një femër dhe një mashkull.

Ai ishte prezantuar si person zyrtar i Ministrisë së Drejtësisëdhe ka marrë nga viktimat rreth 3300 euro kinse për t’i rregulluar një çështje banimi, përmes gjykatës.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.