Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin se sot në orët e pasditës me urdhër të prokurorit të kësaj prokurorie është lëshuar aktvendim për ndalim për 48 orë për një person të dyshuar, të nacionalitetit serb me inicialet Z.K.

Sipas Prorkurorisë Speciale,përcjellë Klan Kosova i dyshuari Z.K, dyshohet se ka kryer veprat penale të krimeve të luftës në Kosovë, konkretisht në fshatin Nerodime e Epërme, Komuna e Ferizajt, gjatë vitit 1999.