Arrestohet një zyrtar policor për kepërdorim të detyrës

0
433

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë arrestuar sot një zyrtar policor.

Arrestimi i zyrtarit policor (punonjës/hetues i stacionit policor Graçanicë në Prishtinë) është bërë sot rreth orës 14:00 me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Përvetësimi i kundërligjshëm i pasurisë me rastin e bastisjes apo ekzekutimit të vendimit gjyqësor”, nga neni 436 të Kodit Penal të Kosovës.

Lidhur me këtë rast IPK ka kryer bastisjen në dy lokacione (shtëpinë dhe zyrën e të dyshuarit), me ç’rast janë konfiskuar disa sende në cilësinë e provave materiale.

Të njëjtit me vendim të Prokurorit kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Gjithashtu, IPK-ja ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit për zyrtarin policor tashmë të arrestuar si të dyshuar për rastin si më lart.