Arrestohet njëri nga personat më të rrezikshëm në Kosovë

Pas tetë muajsh kërkim është arrestuar njeri nga personat me rrezikshmëri me të lartë që dyshohet të këtë qenë i përfshirë në disa raste të grabitjeve të armatosura në Kosovë.

Fjala është për 30 vjeçarin Ridvan Ademin. I njëjti është arrestuar në Bruksel. Kështu bëjnë të ditur për “Gazeta Blic” burime brenda Policisë së Kosovës.

Ademi ishte pjesë e grupit me Kastriot Shalën dhe Leutrim Latifin që po kryenin grabitje të shumta, ku cak ishin bankat, pikat e shitjes së naftës dhe marketet dhe veturat.

Kohë më parë Policia e Kosovës kishte arritur të vinte nën pranga Kastriot Shalën dhe Leutrim Latifin.

Vendet për të cilat Prokuroria pretendon se të dyshuarit nën kërcënim të armëve kanë grabitur janë: “Teb Bankë”, “Kep Bankë”, “NLB Bankë”, “Slovenia Petrol”, “Hib Petrol”, “Star Club”, “Star Kazino”, “Cazino Star”, “Albi Mall”, kazino “ACT”, bastore “ACT”, kazino “Eurogame”, kazino “Las Vegas”, “IP Petrol”, kazino “Cojota”, lokali “Apex Club”, “Lloto Sport”, si dhe motel “Flamingo”.

Policia e Kosovës pati premtuar edhe 5 mijë euro shpërblim për këdo që do të bënte të njohur vendndodhjen e tyre.