Arrestohet ofiqari në Skënderaj, kurorëzoi 42 çifte për letra

0
449

42 akte martesore të rrejshme mes qytetarëve kosovarë me shtetas të vendeve të Bashkimit Evropian ka nënshkruar një ofiqar nga komuna e Skenderajt. Zyrtari me inicialet K.B është arrestuar nga policia e Kosovës. Atij i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Policia e Kosovës, të marten ka arrestuar K.B, zyrtar në Zyren Civile në Skenderaj nën dyshimin për lidhjen e martesave për letra.

Ai ka qenë duke u hetuar nga drejtoria e për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, që ka dhjetori i vitit të kaluar, për kryerjen e veprave penale ‘keqpërdorim i detyrës dhe autoritetit zyrtar’ ‘legalizim i përmbajtjes së pavërtetë’.

Sipas Prokuorisë Themelore në Mitrovicë, zyrtari K.B dyshohet se ka lidhur 42 martesa të rrejshme.

“Në lidhje me rastin në fjalë, ju informojmë se dyshohet që bëhet fjalë për 42 akte martesore”, tha Valon Preteni, Zyrtar për Informim në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.

Ende nuk dihet se sa ka përfituar zyrtari i arrestuar të marten.

“Sa i përket përfitimeve gjatë hetimeve mbetet të skjarohet se çfarë ka përfituar zyrtari i dyshuar”, tha Preteni.

Pas arrestimit i dyshuari ishte ndaluar për 48 orë ndërsa me kërkesë të Prokurorisë, gjykata Themelore në Mitrovicë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji.