Arrestohet pasi sulmon dy persona në Parkun e Gërmisë

0
344

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së shtunë një person është arrestuar pasi që i njëjti kishte sulmuar një mashkull dhe një femër në Parkun e Gërmisë, transmeton Koha.net.

Si pasojë e sulmit njëri nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor.

Gjatë kontrollit te i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri një pistoletë me 4 fishekë, një armë zjarri në formë të laps–kimikut dhe një thikë. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.