Arrestohet personi i shumëkërkuar në Kosovë

Pas publikimit të fotos së personit në kërkim nga Policia, qytetarët ndihmuan Policinë e Kosovës për arrestimin e personit të kërkuar, Luan Lajqi, për dy vepra penale ‘vrasje në tentativë’- në kërkim nga Gjykata Themelore në Pejë, dhe një vepër ‘vetëgjyqësi’- në kërkim nga Gjykata Themelore në Gjakovë.

“Policia e Kosovës -Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 30.08.2019, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar LUAN (Muhamet) LAJQI, i cili kërkohej për dy (2) vepra penale ‘vrasje në tentativë’ në kërkim nga Gjykata Themelore në Pejë, dhe një (1) vepër ‘vetëgjyqësi’, në kërkim nga Gjykata Themelore në Gjakovë”, bën të ditur policia.

Policia e Kosovës, tutje thotë se falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe sot me datë 02.12.2019 rreth orës 15:30 në fshatin Llukë e Epërme –Deçan , është bërë arrestimi i tij nga njësitet policore të stacionit policor në Deçan.

“Sektori i hetimeve në Deçan kanë arrestuar të dyshuarin e lartcekur i cili është i dënuar me një vit e tre muaj burgim për veprën penale ‘vetëgjyqësi. Ky dënim ju ka shqiptuar nga Gjykata Themelore në Pejë me emrin Argjend MOLLIQAJ. I njëjti e ka ndërruar emrin nga Argjend MOLLIQAJ, në Luan LAJQI dhe me ketë emrin e fundit i njëjti po ashtu ka qene i kërkuar me Urdhëresë për sjellje me forcë , të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë. I dyshuari i lartcekur është dërguar ne vuajtje dënimi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rritja e besimit në Policinë e Kosovës, rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e tyre do të qojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore. Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në Polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend më të sigurt.

Policinë e Kosovës në Rajonin e Pejës e ndihmuan qytetarët dhe falënderojmë të gjithë për besimin dhe shtimin e bashkëpunimit në realizimin e planeve për të mirën e vet qytetarëve dhe vendit.

Lini një Përgjigje