Arrestohet personi me nga dy euro të falsifikuara

0
848

Në Mitrovicë është ndaluar dhe shoqëruar në polici një person, i cili dyshohet se ka vënë në qarkullim monedha që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Gjatë kontrollimit, atij i janë gjetur dhe konfiskuar njëzetë e pesë copë monedha nga dy euro, nën dyshimin se janë të falsifikuara.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit u lirua në procedurë të rregullt.