Arrestohet reperi Fero

64

Reperi Feronit Shabani, i njohur si Fero, është arrestuar mbrëmë në një nga pikat kufitare në Kosovë.

I njëjti, me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Këto informacione i dha zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Është arrestuar mbrëmë, ka qenë në kërkim për rast një rast “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Arrestimi është bë në një nga pikat kufitare në Kosovë. Me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, tha Hashani.