Arrestohet sërish Stresi dhe deklaron: Jam përdorues droge

0
309
Reperi i njohur Stresi është arrestuar bashkë me shokët e tij nga policia e kryeqytetit, pasi u gjet duke konsumuar kokainë në një lokal bastesh sportive në rrugën ‘Ali Pashë Gucia’.
Pas përfundimit të procedurave, oficerët e antidrogës kryen arrestimin e 30 vjeçarit Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi dhe shokut të tij 34 vjeç, Kujtim Përshpalaj, ndërsa tre të tjerët janë proceduar në gjendje të lirë.

‘News 24′ raporton se Stresi ka kërkuar të lirohet, pasi nuk ka bërë asnjë shkelje. “Jam përdorues droge, por nuk merrem me shitjen e saj. Me miqtë e mi konsumoj drogë kur gjej. Dua të lirohem se nuk kam bërë asnjë shkelje” – ka dëshmuar reperi në polici.
Nga policia mësohet se është sekuestruar një qese ambalazhi, brenda së cilës kishte një sasi pluhuri me ngjyrë të bardhë që dyshohet të jetë kokainë, një pjatë porcelani dhe dy karta karburanti.

Pesë të rinjtë akuzohen për ‘Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në formën e mbajtjes’, ‘Përshtatje e lokalit për përdorim droge’ dhe ‘Moskallëzim krimi’. /News24/