Arrestohet veterani i rrejshëm

0
761

Arrestohet veterani që ka falsifikuar dokumentet për të marrë privilegjet e statusit të veteranit. 

Policia raporton se ka arrestuar një të dyshuar në Skenderaj, pasi i njëjti disa personave u ka siguruar dokumente të falsifikuara për të përfituar pensionin e veteranit luftëtar.

Këtë veprimtari thuhet se ai e ka kryer në muajt shkurt-prill të vitit 2018.

“Lidhur me rastin me 01.03.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti disa personave u ka siguruar dokumente të falsifikuara për të përfituar pensionin e veteranit luftëtar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, shkruhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.