Arrestohet vushtrriasi për dhunë në familje

Një person në Vushtrri është arrestuar, pasi që një familiare e tij është ankuar në polici se është sulmuar nga ai.
Pas rrahjes ka kërkuar tretman mjekësor.
“Bazuar në deklaratën e ankueses dhe elementeve tjera rrethanore, përfshirë provat materiale, janë ndërmarrë veprime të nevojshme policore, të cilat i janë paraqitur prokurorit të rastit. Rasti është iniciuar dhe është hetuar si vepër penale ‘lëndim trupor’ dhe ‘dhunë në familje’”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

Lini një Përgjigje