Arsenal deklason Norwichin, shënon edhe Xhaka

Arsenal ka shënuar fitore të thellë prej 4 – 0 ndaj Norwich, të mërkurën mbrëma në ‘Emirates Stadium’, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 32-të të Premierligës.

‘Gunners’ dominuan ndeshjen që nga fillimi, teksa shënuan dy herë në pjesën e parë.

Pierre Emerick Aubameyang në minutën e 33’, shënoi për epërsinë 1 – 0.

Në minutën e 37’, erdhi goli i dytë për Arsenalin, i shënuar nga Granit Xhaka, shkruan lajmi.net.

Pjesa e dytë solli edhe dy gola tjera për Arsenalin. Ishte sërish Aubameyang, që në minutën e 67’, shënoi golin e tretë për Arsenalin, dhe të dytin personal.

Rezultatin përfundimtar e vendosi Cedric Soares, që realizoi në minutën e 81’.

https://www.youtube.com/watch?v=jzpLXJphNWQ

Lini një Përgjigje