Arsenal shënoi fitore ndaj Newcastle, rrëmben pozitën e tretë në tabelë (video)

Skuadra e Arsenal ka shënuar fitore jashtëzakonisht të rëndësishme në përballjen me Newcastle United,  xhiron e 32-të në Premierligë.

Arsenali fitoi me rezultatin 2 – 0, duke marrë tri pikë të vleshme për ta rrëmbyer pozitën e tretë

Goli i parë në këtë takim erdhi nga mesfushori uellsiani, Aaron Ramsey, kur po luhej minuta e 30-të e takimit.

Për të vulosur fitoren e skuadrës nga Londra veriore u përkujdes sulmuesi francez, Alexandre Lacazette, në minutën e 82′ të takimit.

Me këtë fitore, Arsenal tashmë grumbullon 63 pikë, dhe pozicionohet në vendin e tretë në renditjen tabelare.

https://streamable.com/pggjr