Arsenal shënoi fitore të madhe ndaj Manchester United (Video)

0
264
Arsenal dhe Manchester United janë përballur në javën e 30-të në Premierligë, e që njëherësh ishte edhe ndeshja kryesore.
‘Topçinjtë’ arritën t’i mposhtin ‘Djajtë e Kuq’  me rezultat 2-0 në stadiumi ‘Emirates’, për të kaluar në vendin e katërt.
Arsenal kaloi fillimisht në epërsi në minutën e 12-të, ku Granit Xhaka me një gjuajtje nga distanca e la të shtangur David de Gean.
Goli i dytë për vendasit erdhi në pjesën e dytë, pasi Pierre-Emerick-Aubameyang shënoi nga penalltia (69’).
Pas xhiros së 30-të, Arsenal gjendet në vendin e katërt me 60 pikë, ndërsa Manchester United në të pestin me 58.