Arsenal shumë afër transferimit gjigant nga La Liga

Arsenal është shumë afër të bëjë një transferim të madh nga La Liga.

Arsenal ka bërë një ofertë për të nënshkruar me Gelson Martins në huazim nga Atletico Madrid.

Gunners janë në gjendje të nënshkruajnë me lojtarin në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni, pasi negociatat me Barcelonën për Denis Suarez kanë ngecur, me gjigantët katalanas që shtyjnë për një transferim të përhershëm, përcjell lajmi.net.

Martins ka bërë vetëm 12 paraqitje në të gjitha garat deri më tani këtë sezon, ndërsa edhe Atletico Madrid është i gatshëm që ta lejoj largimin e tij.

Skuadra spanjolle refuzon shitjen e tij, andaj një marrëveshje për huazim është e mirëseardhur për të dyja palët.