Arsenal triumfon ndaj Burnley (Video)

Arsenali ka arkëtuar tri pikë të tjera në Premierligë, pasi e mposhti 2-1 Burnleyn. Ceballos, i ardhur nga Madridi, bëri paraqitje fantastike dhe në fund mori ovacione nga publiku në “Emirates”

“Topçinjtë” triumfuan 2 – 1 në Emirates kundër Burnley, në një ndeshje ku shkëlqeu i transferuari në formë huazimi nga Real Madridi, Dani Ceballos.

Alexandre Lacazette zhbllokoi rezultatin në këtë ndeshje, duke shënuar për 1 – 0.

Para se skuadrat të shkojnë në pushim të pjesës së parë, realizoi Ashley Barnes, për ta barazuar rezultatin në 1 – 1.

Por, pas disa tentimeve në pjesën e dytë, Arsenali e gjeti sërish golin e epërsisë, që doli në fund të jetë i tri pikëve.

Pierre-Emerick Aubameyang shënoi për 2 – 1 në minutën e 64’, pas një topi të vjedhur nga ana e Ceballos, i cili u largua me ovacione nga stadiumi në minutën e 83’.

https://streamable.com/ci1pd