Arsenali deklason Evertonin

Arsenali ka shënuar fitore të thellë ndaj Evertonit me rezultat 5:1 në “Emirates Stadium”.

Skuadra e drejtuar nga Arsene Wenger i është kthyer fitoreve në kampionatin anglez dhe i është afruar në vetëm pesë pikë pozitës së katër që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Një hat-trick nga Aaron Ramsey dhe dy gola të tjerë nga Aubameyang dhe Koscielny siguruan fitorën e “topçinjtë” për tre pikët e reja.

“Topçinjtë” me transferet e reja Mkhitaryan dhe Aubameyang duken shumë më të frikshëm dhe kjo më së miri u pa në ndeshjën e sontme.

Lini një Përgjigje