Arsenali humb nga Evertoni (video)

0
475

Everton ka mposhtur Arsenalin me rezultat 1 – 0 në ndeshjen e xhiros së 33-të të Premierligës.

Pas pesë fitoreve dhe një barazimi në gjashtë ndeshjet e fundit, ecuria e mirë e Arsenalit është ndërprerë nga Evertoni.

Skuadra nga qyteti i Liverpulit siguroi fitoren e tretë radhazi, pasi më herët kishte triumfuar ndaj Chelsea-t dhe West Hamit.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Phill Jagielka në minutën e 10-të të ndeshjes.

Pas kësaj humbje, Arsenali mbetet në pozitën e katërt me 63 pikë, aq sa ka edhe Chelsea. Evertoni në anën tjetër ngjitet në pozitën e nëntë me 46 pikë.