Arsenali ka arritur marrëveshje personale me dy lojtarë!

0
293

Arsenali beson se do t’i transferojë sulmuesit Pierre-Emerick Aubameyang nga Borussia Dortmundi dhe Henrikh Mkhitaryan nga Manchester Unitedi, gjatë këtij afati kalimtar.

Kjo pasi “Topçinjtë” tashmë kanë arritur marrëveshje personale me të dy lojtarët, gjersa Arsene Wenger kërkon ta përforcojë repartin e sulmit, raporton Goal.com, transmeton Express.

Mkhitaryan pritet t’i bashkohet Arsenalit në kuadër të marrëveshjes për kalimin e Alexis Sanchezit në Manchester United.

Ndërkohë, Aubameyangu pritet t’i kushtojë klubit londinez plot 60 milionë euro. /Express/