Arsenali ka mposhtur Southamponin, shfrytëzon barazimin e Manchester Unitedit, hyn në top-katërshe (Video)

Arsenali ka mposhtur Southamptonin 2-0 në xhiron e 27-të të Premier Ligës për të hyrë në top-katërshe në tabelë.
Alexandre Lacazette dhe Henrikh Mkhitaryan realizuan dy golat për “Topçinjtë” në fitoren e 16-të në sezon.
Tani londinezët kanë 53 pikë në pozitën e katërt, një më shumë se Manchester Unitedi që është i pesti, i cili mbeti baraz me Liverpool, e tri më shumë se Chelsea që me një ndeshje më pak është i gjashti. Tottenhami është i treti me 60 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=nhhABY6Gbi8