Arsenal ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme për moralin në ndeshjen e parë, që pas lajmërimit se Arsene Wenger do të largohet në fund të sezonit, duke mposhtur West Ham me rezultatin 4-1.
West Ham vinte në derbin e Londrës me tre barazime në tre derbit e fundit dhe dukej sikur do të merrte edhe një tjetër barazim, por tre gola në fund të takimit i dhanë fitoren e merituar Topçinjve.
Ndeshja ishte e fortë në pjesën e parë nga të dyja skuadrat që u mbrojtën mirë pa lejuar kundërshtarin të krijojë mundësi të pastra. Duhej goli i Montreal në minutën e 51-të për të zhbllokuar rezultatin që hapi komplet ndeshjen.
Arnautovic barazon në minutën e 64-të,duke u dhënë shpresë tifozëve të West Ham. Por, tre gola në 10 minutat e fundit nga Arsenal kanë mposhtur ekipin e Moyes. Golat u shënuan nga Ramsey (82’) dhe dy Lacazete (85’ dhe 89’).
Me këtë fitore, Arsenali mbetët në pozitën e gjashtë me 57 pikë, në zonën e Europa League, ndërsa West Ham do të vazhdojë të vuajë për të mbetur në Premier League.