Arsenali kualifikohet në finale të Europa League, eliminon Valencian (video)

0
273

Arsenal është kualifikuar në finale të Ligës së Evropës,duke e mundur Valencian në udhëtim me rezultat 2 – 4.

Arsenali arriti të fitojë edhe në përballjen e dytë kundër spanjollëve të Valencias, në ndeshjen e kthimit në ‘Mestalla’.

Pas fitores 3 – 1 në ‘Emirates Stadium’, skuadra e Arsenal ka shënuar rezultat pozitiv edhe në ndeshjen e dytë, duke fituar 2 – 4në Spanjë, për rezultatin e përgjithshëm 7 – 3.

Valencia ishte ajo që kaloi e para në epërsi përmes Kevin Gameiro në minutën e 11-të për 1 – 0.

Arsenal arriti të rikthehej në lojë, duke barazuar në minutën e 17-të me anë të Pierre Emerick Aubameyang, ndërsa në minutën e 50-të, Alexandre Lacazette, shënoi për 1 – 2.

Ishte përsëri Gamiero, që u shfaq për të shënuar për Valencian, për të barazuar rezultatin në 2 – 2 në minutën e 58-të.

Në vazhdim të ndeshjes, Arsenal ia doli të gjente rrjetën e vendasve edhe dy herë përmes sulmuesit Aubameyang, që shënoi në minutat 69-të dhe 88-të,  për 2 – 4. Aubameyang shënoi het – trik në këtë takim.

Kjo është hera e parë që pas 13 viteve Arsenal do të luajë një finale evropiane.