Arsenali kualifikohet tutje, eliminon Bate Borisovin (Video)

Arsenal e ka eliminuar BATE Borisovin nga Liga e Evropës.
Arsenal ka fituar 3-0 në përballjen e dytë ndaj BATE Borisovit në kuadër të Ligës së Evropës.
Skuadra londineze fitoi 3-1 me rezultat të përgjithshëm, gjersa ndeshjen e parë e kishin fituar mysafirët, raporton lajmi.net.
Arsenal kaloi në epërsi fal autogolit të shënuar nga Zakhar Volkov në minutën e 4-të, ndërsa epërsia u dyfishua nga Shkodran Mustafi (39’), pas një asistimi nga Granit Xhaka.
Golin e fitores e shënoi Sokratis në minutën e 60-të, ku sërish Xhaka asistoi.

https://www.youtube.com/watch?v=2CvAkmWrePA