Arsenali mposhtet nga West Hami (Video)

Arsenali ka pësuar humbje si mysafir nga West Ham në kuadër të xhiros së 22-të në Premierligë të shtunën në “London Stadium”.

West Hami e mposhti skuadrën e Unai Emery me rezultati minimal 1-0, me golin e vetëm të Declan Rice.

Vendasit dominuan ndeshjen, kurse golin e shënuan në minutën e 48-të, pas një gabimi të Granit Xhakës në zonën e mbrojtjes.

West Ham me këtë fitore pozicionohen në vendin e tetë me 31 pikë, kurse Arsenali mbetet në pozitën e pestë me 41 pikë.
Arsenali në ndeshjen e ardhshme takohet me Chelsean në “Emirates”, kurse West Hami luan si mysafir ndaj Bournemouthit.