Arteta mohon se po tenton ta transferojë Stones në Arsenal

0
259

Mikel Arteta i ka quajtur spekulime shkrimet e mediave që e lidhin kalimin e John Stones në Arsenal.

Mediat kishin raportuar që Gunners po e kërkojnë në huazim mbrojtësin e Manchester City derisa po përpiqen që ta forcojnë mbrojtjen.

“Nuk ka asgjë të vërtetë”, ka thënë Arteta duke mohuar kështu të gjitha spekulimet.

“John është një lojtar që me pëlqen. Ne e kemi ndjekur atë para se ai të nënshkruante për City”.

“Kam punuar me të për disa vite, e njoh mirë dhe kur i shikoj mbrojtësit ai ka shumë cilësi, por ne nuk jemi të interesuar për një mbrojtës me tipare të tilla”.