Artistet e njohura i bashkohen PDK-së

Dega e PDK-së në Prishtinë ka prezantuar tri artiste – të famshme kosovare – si pjesë të Partisë së Kadri Veselit. Nënkryetari Uran Ismaili e ka prezantuar arkitekten Eliza Hoxha, piktoren Zake Prelvukaj e regjisoren Burbuqe Berisha.

Partia Demokratike ka festuar festen e 8 Marsit me gratë anëtare të kësaj partie në degën e Prishtinës.

Aty shihen edhe arkitektja Eliza Hoxha, piktorja Zake Prelvukaj dhe regjisorja Burbuqe Berisha.

“Ishte kënaqësi që 8 Marsin të festoj edhe me Gratë e Partisë Demokratike të Kosovës të degës së Prishtinës”, ka shkruar nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili.

Ai ka shtuar se është jashtëzakonisht krenar me fuqinë dhe aktivizmin e tyre ndër vite, që vazhdojnë duke luftuar status-quonë dhe pabarazitë në shoqëri, duke i dhënë kështu më shumë kuptim lirisë dhe shtetit tonë.

Lini një Përgjigje