Artistja suedeze titullon këngën e saj “Dua Lipa” (Video)

22-vjeçarja suedeze, Amanda Winberg e njohur me emrin e artit AMWIN, ka prezantuar së fundmi albumin e saj “AMWIN In Wonderland” dhe ajo që tërheq më shumë vëmendjen, është fakti se një prej këngëve titullohet si emri i këngëtares shqiptare, Dua Lipa.

“Dua Lipa është e paparë. Është super ‘hot’, shumë tip dhe shumica e njerëzve do të bënin gjithçka për të, sipas meje. Ashtu siç do të bëja unë në këngë për djalin që kam fiksim. Sinqerisht, kur po bëja këtë këngë ishte personi i parë që më shkoi në mendje: Kush tjetër është më e mirë se akullorja? Uh, Dua Lipa”, deklaroi ajo.

Ndonëse vetëm 23 vjeçe, Dua Lipa ka rritur ndjeshëm famën e saj ndërkombëtare, ndërsa ka fituar edhe dy çmime Grammy.

Këngëtarja me origjinë shqiptare është përzgjedhur së fundi edhe për të kënduar në kolonën zanore të filmit më të ri “James Bond”.

https://youtu.be/syLBD9S_ur0