As Cristiano Ronaldo as Lionel Messi nuk duan të luajnë me Dybalan

As Cristiano Ronaldo as Lionel Messi nuk dëshirojnë të luajnë me sulmuesin Paulo Dybala.

Bazuar në një raport nga Don Balon, ylli i Juventusit është duke kërkuar për një partner të ri në sulm dhe do të favorizonte shkëmbimin e argjentinasit me Coutinhon e Barcelonës që së fundmi ka lënë të kuptohet për një largim të mundshëm gjatë verës, transmeton arbresh.info.

Raportet në Itali sugjerojnë se Juventusi e ka kontaktuar bordin e Barcelonës për të negociuar një marrëveshje shkëmbimi për verës.

Por siç thekson uebfaqja e lartpërmendur, as Lionel Messi nuk është se e ka shok të afërt bashkëlojtarin e tij te Argjentina. Disa vite më parë Dybala kishte pranuar se e ka problem të luaj së bashku me Messin sepse ata luajnë në të njëjtën pozitë.

Ndërkohë, Dybala është kthyer në stërvitje te Juventusi dhe është i gatshëm për ndeshjen e së shtunës kundër Milanit.

Dybala është rikuperuar nga lëndimi i vogël në pulpë të këmbës dhe pritet të jetë startues së bashku me Mario Mandzukicin, i cili është kthyer gjithashtu në stërvitje pas mungesës në takimin në mesjavë kundër Cagliarit si pasojë e gripit.