ASH me kandidat për president, Sela: Koha për president shqiptar

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka deklaruar se partia e tij, do të ketë kandidat në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, ndërsa ka shtuar se ka ardhur koha që një shqiptar të jetë kryetar i shtetit.
“Aleanca për Shqiptarët do të ketë kandidatin e saj dhe emrin do ta publikoj pasi të dakordohemi në parti. Mendoj se është koha një shqiptar të jetë president i shtetit dhe kështu të dërgojmë mesazh se Maqedonia është liruar nga paragjykimit. Edhe ashtu do të jemi një shoqëri për të gjithë”, ka thënë Sela.
Ai ka thënë se nuk do të kandidohet për president. Sipas tij, president konsensual i konvenon vetëm BDI-së.
“Unë nuk dëgjoj se do të ketë kandidatë konsensual. BDI tërë vitin dakordohet. Konsensual ishte edhe Ivanov, ajo ishte marrëveshje mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së. Kështu shqiptarët i ndihmuan Ivanovit të fitoj Stevo Pendarovskin. Përsëri arsyetohen dhe nuk ndërmarrin përgjegjësi dhe nuk e pranojnë presidentin. Tani përsëri lëshohen në të njëjtën lojë për presidentin konsensual”, ka thënë më tej Sela.
Ai ka shtuar se Aleanca për Shqiptarët është për zgjedhje të parakohshme parlamentare.