Asmir Blaka kërkon ta shesë veshkën që t’ua sigurojë fëmijëve shtëpinë

Gjendja e rëndë ekonomike po shtynë shumë kryefamiljarë që të kërkojnë forma të ndryshme për të dalë nga varfëria ekstreme. Një rast i tillë është edhe familja e Asmir Blakës, i cili e ka gjendjen tepër të rëndë, e të cilën e rëndon edhe me shumë meqë nuk ka as shtëpi.

E për ta bërë një kulm mbi kokë, Asmir Blaka, ka zgjedhur një mënyrë tepër të dhimbshme për t’ua siguruar fëmijëve një shtëpi.

Ai përmes rrjetit social Facebook, ka kërkuar blerës për t’ja shitur veshkën e tij, që t’ua ndërtojë shtëpinë fëmijëve të tij.

Asmiri ka thënë se këtë veprim e ka ndërmarrë pasi është i lodhur nga kjo botë, siç e ka quajtur ai, mizore.

Postimi i plotë:

“Miq të dashur siç e dini të gjithë ju, unë jam pa kulm mbi kokë. Jetoj në kushte shumë të vështira sepse e kam bashkëshorten me një veshkë, personalisht nuk mund të punojë punë të vështira, sepse edhe vetë jam i paaftë për shkaqe shëndetësore. Ju lutëm të gjithë ju të më ndihmoni të më gjeni dikë, që t’ja shes veshkën time për të siguruar shtëpi për fëmijët e mi. Për vete edhe nëse vdes në sallë të operacionit s’e kam dert. Jam i lodhur nga kjo botë mizore. Ju lutem, ju lutem më bëni hallin, nuk po kërkoj nga ju të më ndihmoni me të holla, sepse nuk dua ta ngushtoj askënd prej jush, sepse të gjithë kemi vështirësi. Unë kërkoj vetëm të më gjendet dikush që ka nevojë për veshkë. Unë e shes timën, ju faleminderit. Allahu ju shpërbleftë të gjithë ju që e merrni këtë shkrim me seriozitet”./Fokusi.info/