Asociacioni të jetë pa kompetenca ekzekutive

0
354
Zëvendëskryetari i Asociacionit të komunave të Kosovës, Xhafer Gashi, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive dhe se duhet të jetë në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.
Gashi në një intervistë për “Epokën e re” ka thënë se ky asociacion i ri duhet të ngjajë me OJQ-të, sikurse është asociacioni aktual.
Ai ka bërë me dije se nëse institucionet  qendrore e shohin të nevojshme ndihmën e përfaqësuesve të Asociacionit të komunave të Kosovës në këtë proces do të jenë të gatshëm për ta dhënë kontributin e tyre në këtë drejtim.
“Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive. Duhet të jetë në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Mendoj se kjo është rruga e duhur dhe më e mira e krijimit të këtij asociacioni”, ka thënë Gashi.