Aspirina një rrezik për goditje në tru

Edhe marrja e një doze të ulët të aspirinës për të parandaluar sëmundjet e zemrës dhe goditjen e zemrës shoqërohet me një rrezik në rritje të gjakderdhjes në kafkë, sipas një raporti të ri.

Hulumtuesit analizuan të dhënat nga 13 studime të mëparshme, në të cilat mbi 130 mijë njerëz të moshave 42-74 vjeçare, të cilët nuk kishin histori të sëmundjeve të zemrës ose goditjes në tru, të cilëve iu dhanë aspirinë dozë të ulët për parandalimin e këtyre gjendjeve shëndetësore.

Një aspirinë zakonisht përkufizohet si dozë e ulët nëse është midis 75-100 miligram, transmeton lajmi.net.

Njerëzit që morën dozë më të madhe kishin një rrezik 0.46% të gjakderdhjes së kokës gjatë periudhave të kombinuara të provës. Për ata që morën aspirinë me dozë të ulët, rreziku ishte 0.63%, sipas studimit, të botuar të hënën në revistën JAMA Neurology.

Marrja e një doze të ulët aspirine çdo ditë ishte rekomanduar për të rriturit e moshuar për shkak të aftësisë së njohur të aspirinës për të parandaluar trombocitet që të formonin një mpiksje.