Asteroidi gjigant me shpejtësi 38,000 m/h nesër në mëngjes shumë pranë Tokës (video)

Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës me një shpejtësi 60 herë më të madhe se një avion Boeing.

Shkëmbi hapësinor, i quajtur 2019 VF1, u zbulua këtë vit dhe sipas shkencëtarëve, do të kalojë planetin tonë rreth orës 5:09 të mëngjesit të nesërm.

Asteroidi është me diametër 492 metra dhe do ti afrohet përsëri Tokës në nëntor e 2026-ës.

NASA e ka regjistruar zyrtarisht si një “objekt afër Tokës”, por ka deklaruar se nuk do e prekë.