Astronauti publikon foto mbresëlënëse nga hapësira, por ngjalli zemërimin e shumë njerëzve! Ja pse

0
308

Shumë persona kanë mbetur të tronditur, të hutuar dhe të zemëruar pasi një astronaut i Nasas ka postuar një foto të Tokës nga hapësira.

Imazhi mbresëlënës, por i pazakontë është postuar nga heroi i hapësirës me përvojë Jessica Meir, e cila kapi planetin tonë blu nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor.

Astronauti amerikan Meir aktualisht është në bordin e ISS dhe rrëmbeu imazhin e Tokës përmes një dritareje të stacionit hapësinor.

Ajo postoi imazhin në Tëitter por shpejt ngjalli zemërim të përgjithshëm.

Shumë nga ata që kanë reaguar janë persona që kanë bindjen se toka është e sheshtë dhe jo e rrumbullt. Disa prej tyre madje kanë pretenduar se fotografia është e manipuluar dhe jo e vërtetë.