Atalanta shkroi historinë: Kualifikohet në Ligën e Kampionëve (video)

Atalanta e Etrit Berishës dhe Berat Gjimshtit ka shkruar historinë duke fituar sot  3 – 1 me përmbysje në ndeshjen e luajtur përballë Sasuolos, duke u konfirmuar forca e tretë e këtij sezoni në kampionatin italian e siguruar grupet e Ligës së Kampioneve.

Berat Gjimshiti ishte titullar në këtë ndeshje, si zakonisht javët e fundit, ndërsa Etrit Berisha në stol.

Kjo është një arritje e madhe kjo për skuadrën e dy futbollistëve të Kombëtares shqiptare, që sezonin e ri do t’i shohim në Champions, nëse nuk largohen nga Atalanta. Mbrojtësi kuqezi ka pasur një rritje të jashtëzakonshme dhe me siguri do të qëndrojë, ndryshe nga portieri Berisha, i cili po mendon për një skuadër të re, pasi ka humbur vendin e titullarit.

Trajneri i Atalanta-s, Gian Piero Gasperini, ka folur për “Sky Sport” pas fitores së marrë kundër Sassuolo-s, që i ka siguruar skuadrës së tij pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm të Champions League.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, Sassuolo ka luajtur deri në vdekje. Ka qenë një fitore e madhe për këta njerëz, klubin dhe për këta lojtarë, që kanë qenë të mrekullueshëm”.

“Champions është një objektiv i arritur për herën e parë dhe Atalanta do ta përfaqësojë shumë mirë futbollin italian”, ka përfunduar trajneri i zikaltërve.

https://streamable.com/72xya