Atdhe Nuhiu shënon dy gola (VIDEO)

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Atdhe Nuhiu po vazhdon me paraqitje të mirë.

Me tu kthyer nga Përfaqësuesja e Kosovës, ku zhvilloi dy ndeshje shumë të mira, Nuhiu ka shënuar dy gola në Angli.

Vetëm tri ditë më parë luajti për Kosovën, por Nuhiu e ka nisur nga minuta e parë ndeshjen e javës së 39-të në Championshipin anglez për Sheffield Wednesday.

Sheffield ishte nikoqire e Preston ku arriti fitore të rëndësishme 4-1.

Serinë e golave e hapi sulmuesi nga Presheva, Atdhe Nuhiu kur shënoi në minutën e 50-të.

E për golin e dytë personal në këtë takim, Nuhiu u përkujdes në minutën e 91-të pas një deportimi të mrekullueshëm individual dhe me një goditje të saktë mposhti portierin mysafir.

Lini një Përgjigje