Athletic Bilbao fiton Superkupën e Spanjës, e mposht Barcelonën në finale

Barcelona është mposhtur në finale të Superkupës së Spanjës nga Athletic Bilbao.

Koha e rregullt e kësaj ndeshje përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.

Kurse, në vazhdime më shumë fat pati skuadra e Athletic Bilbaos, ku arriti të shënojë Williams në minutën 94.

Ndërsa, pak para përfundimit të ndeshjes Lionel Messi u ndëshkua me karton të kuq.

Me këtë fitore Athletic Bilbao është fituese e Superkupës së Spanjës.