ATK, i fton qytetarët që të aplikojnë për rimbursim nga kuponët fiskalë

ATK fton qytetarët për të aplikuar për rimbursim nga kuponët fiskalë

Administrata Tatimore e Kosovës njoftoi të gjithë qytetarët se prej dje ka nisur aplikimi për rimbursimin nga kuponët fiskalë për tre mujorin e parë të këtij viti.

“Aplikimi për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i kuponëve fiskalë për TM1/2019, fillon nga data 1 Prill 2019 dhe vazhdon deri me 30 Prill 2019. Aplikimi bëhet duke plotësuar aplikacionin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i kuponëve fiskalë”, thuhet në njoftim.

Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës në linkun Shërbime Elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskal.

Aplikimi bëhet vetëm një herë për të njëjtën periudhë duke u bazuar në numrin personal të aplikuarit.

Fituesit potencial do të rimbursohen me 10% të vlerës së deklaruar, por jo më shumë se 100 €.

Numri minimal i kuponëve fiskalë të dorëzuar duhet të jetë 60 kuponë, me shumën minimale 250€.

Lini një Përgjigje