ATK thotë se ka inkasuar 211.4 milionë euro për pesë muaj

0
41

Administrata Tatimore e Kosovës përmes një komunikate për media njofton se për periudhën Janar-Maj 2019 ka treguar performancë të mirë sa i përket inkasimit të të hyrave.

“Gjatë kësaj periudhe janë mbledhur 211.4 milionë euro, nëse e krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar janë mbledhur 9.2% apo 17.8 milion euro më shumë”, thuhet në komunikatë.

ATK thekson se si rezultat për rritjen e të hyrave janë avancimi i vazhdueshëm i shërbimeve ndaj tatimpaguesve, të cilat kanë lehtësuar në masë të madhe deklarimin dhe pagesën e tatimeve, si dhe kanë ngritur nivelin e përmbushjes vullnetare.

“Po ashtu, rol të rëndësishëm ka edhe rritja e aktiviteteve në teren e sidomos ndërmarrja e veprimeve për mbledhjen e borxheve tatimore të pa shlyera të cilat aktivitete janë intensifikuar në masë të madhe e qe do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim”, është thënë në komunikatën e ATK-së.