Atletico Madrid e përmbys Barcelonën, shkon në finale të Superkupës (Video)

0
275

Atletico Madrid është finalisti i dytë i Superkupës së Spanjës.

Skuadra e Diego Simeones ka arritur të mposht 2 – 3 Barcelonën në Arabinë Saudite në një ndeshje të jashtëzakonshme, e përcjellë me shumë përmbysje.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje përfundoi 0-0, ndërsa në të dytën u shënuan pesë gola.

Koke në minutën e 46’, kaloi Atletico Madridin në epërsi 0-1.

Barcelona u përgjigj shpejt, duke shënuar dy herë për përmbysje të rezultatit, me Messin në minutën e 51 dhe Antoine Griezmann në minutën e 62’

Fundi i ndeshjes ishte një dramë e vërtetë, me Alvaro Moratan që fillimisht barazoi në 2 – 2 nga penallita në minutën e 81.

Për fitoren e madhe të Atleticos shënoi Angel Correa, në minutën e 86, për t’i mundësuar skuadrën nga Madridi kalimin në finale të Superkupës.

Në finale, Atletico Madrid takohet me rivalët e Real Madrid.