Atletico Madrid është fitues i Europa League (Video)

Atletico Madridi është kampion i Europa League, pasi në finale e ka mposhtur Olympique de Marseille me rezultat 3-0.
Goli i parë erdhi në minutën 21-të ,pasi Marseille bëri një gabim të madh në mbrojtje të cilin e shfrytëzoi francezi Antoine Griezmann dhe ezhbllokoi rezultatin, ku me epërsi minimale u mbyll pjesa e parë.
Kapiteni i Marsejës, Dimitri Payet, pas 30 minuta lojë u desht të largohet nga loja me lot në sy, pas një lëndimi.
Sulmuesi francez realizoi sërish në fillim të pjesës së dytë në minutën e 49-të, falë asistimit nga Koke.
Pa përfunduar takimi, Atletico e gjeti edhe një herë rrjetën përmes Gabit në minutën e 89-të, i cili po ashtu u asistua nga Koke.

https://www.youtube.com/watch?v=15wHTCJHD20

Lini një Përgjigje