Atletico Madridi triumfon ndaj Barcelonës

Atletico Madridi ka arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme në shtëpi ndaj Barcelonës.

“Los Rijoblancos” fituan me rezultat minimal 1 – 0, ndeshje e zhvilluar në “Wanda Metripolitano”.

Dy skuadrat zhvilluan ndeshje të bukur, derisa mbrojtja defensive ishte në nivelin e lartë, duke mos lejuar konkretizimin e shumicës së rasteve.

Carrasco realizoi golin e fitores pas një gabimi trashanik të Marc-Andrea Ter Stegen që la portën hapur duke iu afruar gjysmës së fushës (45+3).

Me këtë fitore, Atletico ngritët në pozitën e dytë me 20 pikë, derisa Barcelona qëndron në të 10-tën me 11 sosh.

https://www.youtube.com/watch?v=gm7Bf0isWpw