Atletiko Madrid humb nga Atletiko Bilbao (Video)

0
343

Eliminimi nga Champions-i duket se ka lënë pasoja të mëdha te skuadra e Atletiko Madrid.  Skuadra e Diego Simeones u mund me rezultatin 2 – 0 në transfertën ndaj baskëve të Atletiko Bilbaos.

Ndeshja ishte e ngjashme me disfatën e pësuar në mesjavë në Torino. I vetmi rast i rrezikshëm i krijuar nga Atletiko ishte një goditje nga distanca e ganezit Partei, ndërsa vendasit dominuan përgjatë 90 minutave, duke vënë disa herë në vështirësi Oblak.

Autorët e golave këtë takim ishin dy baskë të natyralizuar Injaki Uilliams (73′) dhe Kenan Kodro (85′), njëri liberian e tjetri boshnjak, por të lindur e të rritur në provicën baske.

Edhe përkundër disfatës, Atletiko Madrid e ruan ende pozitën e dytë, por duke u rrezikuar nga Real Madrid, që tani është vetë dy pikë diferenca, i cili sot fitoi ndaj Celtas.