Australi: Kafshët ngordhin nga i nxehti, rrugët shkrihen!

0
395

Australia po përballet me të nxehtit më të rëndë në 80 vitet e fundit.

Temperaturat kanë qenë mbi 40 gradë celcius për 6 ditë me radhë.

Rrugët u shkrinë e kafshët mbetën të ngordhura nga i nxehti i cili shkaktoi edhe zjarre në jug  të Australisë.

Në këto 5 ditë, temperatura më e ulët gjatë natës ishte 35.9 gradë celcius, shkruan rtv21.tv.

Vetëm gjatë ditës së mërkurë, New South Wales theu 14 rekorde të nxehtësisë të të gjitha kohërave, dhe 10 rekorde të janarit.

Gjatë janarit temperatura më e lartë u regjistrua në Marbe Bar, dhe ishte 49.1 gradë celcius./21Media/